14 thika dhe shkopinj, “Bad Blue Boys” trazira në Milano

Futboll

14 thika dhe shkopinj, “Bad Blue Boys” trazira në Milano

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 16:29
14 thika dhe shkopinj, “Bad Blue Boys” trazira në Milano

Milan pret Dinamo Zagreb, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.

Së bashku me ekipin kroat në Milano kanë mbërritur edhe ultrasit besnikë të Dinamos, “Bad Blue Boys” të cilët kanë bërë menjëherë të ndjehet prezenca e tyre në qytet.

Gjatë paradites, kroatët kanë shkaktuar edhe trazira të vogla megjithatë u ndeshën në reagimin e autoriteteve të Milanos të cilët arrestuan 14 prej tyre.

Kroatët ishin pajisur mirë, teksa të arrestuarëve iu gjetën 14 thika dhe shkopinj ndërsa në vijim, policia njoftoi se nuk do të lejoj asnjë prej tifozëve të prishë rendin publik apo të dëmtojë qytetin me veprime prej huliganësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat