Dënime të rënda për Migen Memellin dhe Gentjan Liçin, do të mungojnë gjatë

Futboll

Dënime të rënda për Migen Memellin dhe Gentjan Liçin, do të mungojnë gjatë

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 18:18
Dënime të rënda për Migen Memellin dhe Gentjan Liçin, do të mungojnë gjatë

Komisioni i Disiplinës ka nxjerrë vendime sa i përket javës që lamë pas në futbollin shqiptar. Superiorja ka qenë në qetësi, ku vetëm Partizani dhe Teuta vazhdojnë të paguajnë paratë pasi nuk dëshirojnë që të vendosin stemën e “Abissnet Superiore”. Nga krahu tjetër Migen Memelli dhe Gentan Lici janë dënuar rëndë, përkatësisht me 8 ndeshje pezullim dhe 10 ndeshje pezullim, për shkak të sjelljes së tyre ndaj zyrtarit të takimit kundër Dinamos.

KF Partizani, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Teuta, për mos respektim të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Kategorisë Superiore Abissnet, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS dënohet me gjobë në masën 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Skenderbeut, Migen Memelli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Zyrtari i KF Skenderbeut, Gentjan Lici, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Burreli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SHS Albpetrol Renato Baba, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat