Futbollisti përfundoi me 3 të çara në fytyrë, identifikohet personi që sulmoi

Futboll

Futbollisti përfundoi me 3 të çara në fytyrë, identifikohet personi që sulmoi

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 14:49
Futbollisti përfundoi me 3 të çara në fytyrë, identifikohet personi që sulmoi

Tedi Cara ishte protagonist në ndeshjen midis Partizanit dhe Kukësit, duke shënuar dhe një nga golat që i dha fitoren skuadrës së tij.

 Në minutën e 14-të ai shënoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit, por e shijoi vetëm për pak sekonda, sepse në momentin kur po shkonte të festonte te pankina, u godit nga një shishe dhe u gjakos.

Ai përfundoi me tri të çara në fytyrë dhe shtatë qepje gjithsej.

Policia nga ana tjetër ka identifikuar personin që e sulmoi, dhe ka nisur punën për ndalimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat