Turqia befasohet nga Luksemburgu i Sinanit, 6 gola në Stamboll

Futboll

Turqia befasohet nga Luksemburgu i Sinanit, 6 gola në Stamboll

Nga: K. G. Më: 22 shtator 2022 Në ora: 22:54
Pamje nga ndeshja

Futbollisti Danel Sinani, me kombëtaren e Luksemburgut, befasojnë Turqinë në stadiumin "Fatih Terim" në Stamboll.

Luksemburgu ka barazuar me rezultat 3:3 me Turqinë, në takimin e xhiros së pestë të Grupit 1 Ligës së Kombeve C.

Futbollistët Martins (8'), Sinani (37') e Rodrigues (69') shënuan për Luksemburgun dhe Under (16'), Chanot (39'-autogol) e Yuksek (87') realizuan për Turqinë. 

Turqia kryeson me 13 pikë, pasojnë Luksemburgu 8, ishujt Faroe 5 dhe Lituania 1 pikë.

Turqia siguron kalimin në Ligën B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat