Struga Trim Lum cakton miqësore me Sileksin

Futboll

Struga Trim Lum cakton miqësore me Sileksin

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 10:44
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum edhe si shumë skuadra tjera të Ligës së Parë dhe të Dytë, pauzën ndërkombëtare po e shfrytëzon për të zhvilluar ndeshje miqësore.

Skuadra lidere në elitën e futbollit vendor për nesër ka caktuar një miqësore luksi me Sileksin, skuadër kjo që tashmë disa ditë ndodhet në përgatitje në Ohër.

Do të jetë kjo hera e dytë brenda këtij sezoni që këto dy skuadra takohen mes vete, pas asaj ndeshje kampionale, në të cilën Struga Trim Lum kishte regjistruar fitore 2:1.

Kujtojmë Struga Trim Lum që udhëhiqet nga ish futbollisti i Sileksit, Srgjan Zaharievski, ka bërë një start të mrrekullueshëm në Ligën e Parë, teksa në 8 ndeshje ka arritur po aq fitore, duke kryesuar bindshëm renditjen tabelare me 24 pikë, 10 më shumë se kundërshtari i tyre i nesërm, Sileksi që mban vendin e dytë të Maqedonisë së Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat