Ademi shpreh kënaqësinë për mikpritjen e ngrohtë nga krerët e futbollit në Irlandën e Veriut

Futboll

Ademi shpreh kënaqësinë për mikpritjen e ngrohtë nga krerët e futbollit në Irlandën e Veriut

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 15:54
Ademi shpreh kënaqësinë për mikpritjen e ngrohtë nga krerët e futbollit në Irlandën e Veriut

Presidenti i Federatës së Futbollit të Irlandës së Veriut, Conrad Kirkwood, para ndeshjes Irlandë e Veriut – Kosovë, u takuan me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, i cili ishte i shoqëruar nga nënkryetari Bakir Burri, u.d.sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxheri i ekipit, Bajram Shala.

Presidenti Kirkwood e përshëndeti delegacionin e FFK-së në gjuhën shqipe “Mirëmbrëma”, teksa falënderoi kreun e FFK-së për mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë në qershor.

Ai theksoi se ka kaluar momente shumë të mira gjatë vizitës në Kosovë dhe me kënaqësi pret të vijë sërish. Kirkwood shprehu shpresën për një lojë të mirë në ndeshjen e sotme nga të dyja palët.

Ademi shprehu kënaqësinë për mikpritjen e ngrohtë nga krerët e futbollit në Irlandën e Veriut dhe shprehu bindjen se futbolli në të dyja vendet do të vazhdojë progresin edhe në të ardhmen.

Ai po ashtu i bëri ftesë zëvendëspresidentit të FIFA-s, David Martin, që të vijë në Kosovë për ta mirëpritur së bashku presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, më 30 shtator. Në fund të darkës, të dyja delegacionet shkëmbyen dhurata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat