Argjentinasi mund të jetë ai që do të bëjë ndryshimin e lojës

Futboll

Argjentinasi mund të jetë ai që do të bëjë ndryshimin e lojës

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 16:00
Argjentinasi mund të jetë ai që do të bëjë ndryshimin e lojës

Që kur Robert Lewandowski kaloi te Barcelona, Bajern Mynihu nuk ka më një numër 9 dhe në fokusin e kampionëve të Gjermanisë ka përfunduar Lautaro Martinez.

Argjentinasi mund të jetë ai që do të bëjë ndryshimin e lojës së Julian Nagelsmanit, që momentalisht nuk ka një sulmues pykë në formacionin e tij.

Sipas “TZ”, 24-vjeçari i Interit, është bomberi i duhur që mund të plotësojë boshllëkun ofensiv që la Levandovski kur u transferua në Spanjë.

Tre gola në kampionatin aktual, por edhe paraqitje dinjitoze kanë bërë që numri 10 zikaltër të shihet si një kandidat potencial për Bajernin, sidomos nëse nuk arrihet një akord për Herri Kejnin, i cili në verën që sapo lamë pas u përfol për disa javë rreth një transferimi në Bavari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat