Kosova Dusseldorf - VdS 1920 Nievenheim, shtyhet për një arsye 

Futboll

Kosova Dusseldorf - VdS 1920 Nievenheim, shtyhet për një arsye 

Nga: K. G. Më: 24 shtator 2022 Në ora: 23:15
Kosova Dusseldorf gjatë një ndeshje

Ballafaqimi mes Kosovës së Dusseldorfit dhe Sportfreunde 1920 Nievenheim, është shtyrë për javën e parë të muajit tetor.

Për shkak se disa lojtarë të rivalit janë me Covid 19, u shty ndeshja e vlefshme për javën e shtatë të Bezirksliga, Grupi 1.

Drejtuesit e klubit shqiptar, me kryetar Bujar Neziri, konfirmojnë shtyrjen e ndeshjes.

“Ndeshja e planifikuar të zhvillohet këtë të diele kundër VdS 1920 Nievenheim shtyhet me datën 05.10.2022 për shkak të rasteve të shumta me Covid19 të ekipit kundërshtarë.

Ne shihemi të premten e ardhshme ku zhvillojmë ndeshjen e radhës kundër BV Wevelinghoven me fillim nga ora 19:30”, njofton FC Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat