“La Gazzetta dello Sport” fokusohet në disa rinovime të rëndësishme kontraktuale në lidhje me disa lojtarë të Serisë A që kontrata u skadon me klubet e tyre përkatëse në vitin 2023 ose 2024.
Nga të gjithë, padyshim, nuk mund të mungonte një analizë për situatën e sulmuesit të Milanit, Rafael Leao. Rasti është shumë i komplikuar.
Kampionët e Italisë i ofrojnë portugezit 6.5 por Çelsi nuk do të dorëzohet.
Sipas së përditshmes, problemi qëndron te fakti se 23-vjeçari dëshiron që kuqezinjtë të paguajnë së bashku me Lilën 19 milionët që ai i detyrohet Sportingut të Lisbonës për prishjen e kontratës katër vite më parë.
Dhe kështu, ndërsa Milani vazhdon të vlerësojë lojtarin e tij sipas klauzolës së lirimit prej 150 milionë eurosh, Çelsi, PSG dhe Mançester Siti presin zhvillimin e negociatave mes Leaos dhe klubit të tij.