Demollari nuk e fsheh optimizmin: Ky grup lojtarësh do të shkojë në Europianin e 2024

Futboll

Demollari nuk e fsheh optimizmin: Ky grup lojtarësh do të shkojë në Europianin e 2024

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 17:59
Demollari nuk e fsheh optimizmin

Sulejman Demollari është i bindur se ky grup lojtarësh ka të ardhme të madhe te Kombëtarja. Nëpërmjet një reagimi të fundit pas humbjes me Izraelin, Demollari shprehet se tani është koha për të qarë, por nuk duhet të humbet besimi te ky grup që mund të preki Europianin në 2024.

“Humbjet janë gjithmonë të vështira për tu përtypur, akoma më shumë kur ndodhin në ndeshje të rëndësishme.

Por futbolli i tillë është dhe koha për të “qarë” atë që ka ndodhur është ndonjëherë më e dëmshme se vetë humbja. Tani kjo skuadër duhet të ringrihet, ka nevojë për mbështetje, ka nevojë për qetësi dhe jo për gjyqe popullore.

Përpara kemi ndeshje të rëndësishme, shumë shpejt afrojnë edhe eliminatoret e Kampionatit Europian 2024.

Unë besoj se ky grup, këto djem, do dinë të na bëjnë krenar e të na dhurojnë gëzime të mëdha. Kanë një rrugë të madhe për të bërë përpara dhe sëbashku me mbështetjen e të gjithë ambientit futbollistik do të shkojmë larg. Detyra jonë është vetëm një:

T’i qëndrrojmë pranë e ti këshillojmë”, shprehet Demollari..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat