Araujo nuk do të jetë i gatshëm ndaj Real Madridit

Futboll

Araujo nuk do të jetë i gatshëm ndaj Real Madridit

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 18:21
Araujo nuk do të jetë i gatshëm ndaj Real Madridit

Mbrojtësi i Barcelonës Ronald Araujo është dëmtuar në grumbullim me kombëtaren e Uruguait.

Araujo luajti vetëm një minutë me kombëtaren e tij dhe me pas u largua nga fusha si pasojë e një dëmtimi.

Sipas ekzaminimeve mjekësore, lojtari do të jetë jashtë fushave për një periudhe kohë 6-7 javë.

Mundo Deportivo shkruan se ai nuk do të jetë i gatshëm për “El Clasicon” ndaj Real Madridit.

Kujtojmë po ashtu se Barcelona është në akth edhe për gjendjen e Kounde që u dëmtua me Farancën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat