Man City dhe Foden arrijnë marrëveshje për kontratën e re

Futboll

Man City dhe Foden arrijnë marrëveshje për kontratën e re

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 19:24
Man City dhe Foden arrijnë marrëveshje për kontratën e re

Phil Foden raportohet se është pajtuar për një kontratë të re afatgjatë me Manchester Cityn.

22-vjeçari është i rregullt në formacionin bazë të Pep Guardiolas. “Football Insider” ka raportuar se Manchester City është në prag të konfirmimit të një kontrate të re për Fodenin pasi ka arritur një marrëveshje në parim me lojtarin. Zyrtarzimi pritet të bëhet së shpejti.

Sulmuesi do të afrohej me lojtarët me fitimet më të larta të klubit, si Kevin De Bruyne dhe Erling Braut Haaland, pasi me kontratën e re thuhet se do të fitojë 250 mijë funte në javë.

Kontrata e re pritet që të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2028.

Kontrata aktuale e Phil Fodenit me “Qytetarët” skadon në verën e vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat