Dragusha: Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu janë futbollistët më të mirë

Futboll

Dragusha: Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu janë futbollistët më të mirë

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 23:12
Kryeziu

Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu kanë qenë dyshja e ëndrrave në mesfushën e Kosovës për disa vite.

Por ka dy vite që kjo dyshe më nuk luajnë së bashku te Kosova, fillimisht për arsyen se Kryeziu ishte i lënduar, teksa tani për faktin se Shala ka mbetur çuditërisht në harresë nga Dardanët.

Dyshja kanë qenë fantastik në mesfushë duke shkatërruar thuajse çdo aksion të kundërshtarëve, teksa edhe sot përmenden për lojën fantastike që bënin.

Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, tanimë në rolin e trajnerit Alban Dragusha ka thënë në televizionin TËVË 1 se Shala dhe Kryeziu kanë qenë dy lojtarët më të mirë të Kosovës.

“Unë mendoj që mesfusha është problemi kryesor te ne, nuk është qendra e mbrojtjes”.

“Ne e kemi pasur Herolind Shalën dhe Hekuran Kryeziun që mendoj se kanë qenë lojtarët më të mirë prej që ekziston Kombëtarja e Kosovës”.

“Ata ja kanë bërë më të lehtë edhe mbrojtjes, pasi nuk kanë shkuar kurrë përpara dhe gjithmonë kanë shkatërruar aksionet e kundërshtarëve. Futbollistë si ata dy e kemi problem të gjejmë”.

“Hekurani dje ishte, por nuk ishte në gjendje të luaj dhe kemi me pasur të vështirë të gjejmë si ata dy lojtarë”, deklaroi Dragusha.

Kryeziu u ftua në Kombëtare pasi u bë me klub, derisa Shala po luan te Erzurumspor në ligën e dytë turke, por përkundër që ka minuta të plota nuk ftohet nga Dardanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat