Është ndër më të kritikuarit, Ferdinand ka një këshillë për Maguire: Qëndro i fortë!

Futboll

Është ndër më të kritikuarit, Ferdinand ka një këshillë për Maguire: Qëndro i fortë!

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 09:33
Ferdinand

Harry Maguire është një nga lojtarët më të kritikuar në futboll, teksa paraqitjet e tij si me Manchester United ashtu edhe me Anglinë kanë bërë që tifozët të mos jenë të kënaqur me të.

Mbrojtësi anglez shquhet për gafat e tij që bënë gjatë lojës, dhe e fundit ishte në barazimin 3-3 me Gjermaninë në “Wembley”.

Por përveç gabimeve që lojtari bën gjatë lojës, Rio Ferdinand i bën thirrje Maguire të qëndrojë i fortë për të kaluar këtë situatë.

Ferdinand ka theksuar shqetësimet e tij për faktin se me mbrojtësin tani jashtë skuadrës së United, ai ka shumë pak kohë për të luajtur dhe të jetë në formë përpara Kupës së Botës që fillon në nëntor.

“E kuptoj Harry Maguiren, çdo gabim po që bën ndëshkohet. Ai duhet të jetë i fortë mendërisht për ta kaluar këtë! Të luash pa pasur minuta në këtë nivel të lë gjithmonë të hapur për të gabuar”, ka shkruar ish-legjenda e United në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat