Southgate shpjegon mungesën e Alexander-Arnold në barazimin me Gjermaninë

Futboll

Southgate shpjegon mungesën e Alexander-Arnold në barazimin me Gjermaninë

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 18:13
Gareth Southgate

Gareth Southgate ka këmbëngulur se mungesa e Trent Alexander-Arnold nga skuadra e Anglisë për ndeshjen e tyre me Gjermaninë nuk do të ndikojë në shanset e tij për tu grumbulluar me skuadrën në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ylli i Liverpoolit u la jashtë skuadrës së Southgate për ndeshjen e mbrëmshme, me Reece James që aktualisht është zgjedhja e preferuar e trajnerit të Anglisë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Duke folur për “Channel 4”, Southgate shpjegoi vendimin e tij, ndërsa tha se kjo gjë nuk do t’i ndikojë Alexander-Arnold në grumbullim për Botërorin “Katar 2022”.

"Nuk ka të bëjë me Kupën e Botës. Ne kemi katër mbrojtës të djathtë me cilësi të jashtëzakonshme. Kieran Trippier po luan jashtëzakonisht mirë dhe Reece James ka qenë një nga lojtarët e spikatur në kampionatin anglez”, tha Southgate.

“Ne e dimë se Trent është një futbollist shumë, shumë i mirë dhe kjo është arsyeja pse ne e zgjodhëm atë në skuadër”, shtoi më tej trajneri i Anglisë.

Përjashtimi i Alexander-Arnold nga skuadra e ditës së ndeshjes ishte një nga vendimet e shumta të skuadrës për të cilat Southgate është kritikuar kohët e fundit.

Mungesa e Fikayo Tomorit në skuadër dhe përfshirja e vazhdueshme e Harry Maguire në formacionin fillestar kanë shkaktuar gjithashtu zemërim te tifozët anglezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat