Shaqiri asiston, Zvicra gjunjëzon Çekinë! Shqipëria zhgënjen 

Futboll

Shaqiri asiston, Zvicra gjunjëzon Çekinë! Shqipëria zhgënjen 

Nga: K. G. Më: 27 shtator 2022 Në ora: 21:29
Shaqiri, foto Blick

Zvicra ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Republikës së Çekisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, Divizioni A.

Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, u paraqitën titullarë duke treguar angazhim të madh në fitoren e madhe në sfidën vendimtare.  

Në minutën 29-t, Zvicra kaloi në epërsi, Xherdan Shaqiri për bukuri asistoi dhe Freuler shënoi për 1:0 për zviceranët. 

Në minutën e 30-t, Embolo realizon për 2:0.

Në minutën e 45+1, Schick ngushton rezultatin në 2:1.

Në pjesën e dytë, në minutën e 60-t, Zvicra me fat, Tomas Soucek dështon nga penalltia.  

Shaqiri luajti mirë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 65-t.

Ardon Jashari debuton në minutën e fundit pët Zvicrën. 

Spanja përfundon e para me 11 pikë në Grupin 2, pasojnë Portugalia 10, Zvicra me 9 dhe Çekia me 4 pikë.
Çekia bie në Ligën B.

Shqipëria zhgënjen në “Air Albania”, barazon me rezultat 1:1 me Islandën.

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka mbyllur në vendin e tretë në grup këtë edicion të Ligës së Kombeve, ku pritshmëria ishte të fitonte grupin dhe ngjitej në Ligën A.

Gjithçka si meritë e një barazimi dramatik përballë Islandës të cilën e dominuam plotësisht deri në minutën e 96-të, kur ajo shënoi golin e barazimit.

Pavarësisht rezultateve të dobëta, Shqipëria edhe në edicionin e radhës do të jetë pjesë e Ligës B, pasi edicionin e mbylli si e treta në grup me dy pikë.

Kurse, Islanda u rendit e dyta në grup me 4 pikë.

SHQIPËRI-ISLANDË 1-1
36′ Lenjani / 90’+6′ Anderson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat