Ambasadori Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Qipros

Futboll

Ambasadori Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Qipros

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 00:06
Ambasadori Hovenier uron Kosovën

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, përmes një shkrimi në Twiter, e ka komentuar ndeshjen e sotme në futboll në mes kombëtares Kosovës dhe Qipros, deri sa rezultati ishte 4 me 0.

“Tifo për Kosovën. Deri më tani është duke shkuar mirë”, ka shkruar Ambasadori Jeff Hovenier.

Kosova e ka mbyllur me fitoren edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve. Pavarësisht se synimet ishin të mëdha, Kosova nuk regjistroi rezultate të kënaqshme dhe kështu nuk ia doli të promovohet për në Ligën B.

Ambasadori Hovenier e përgëzoi Kosovën pas fitores 5:1 ndaj Qipros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat