Trajneri i Borussia Dortmundit pret t`i rikthehen Reus e Reyna

Futboll

Trajneri i Borussia Dortmundit pret t`i rikthehen Reus e Reyna

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 18:39
Trajneri i Borussia Dortmundit

Trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terzic, ka thënë se pret rikthimin e shpejtë të Giovanni Reyna dhe Marco Reus, të cilët aktualisht janë të lënduar. 

“Në rastin e Marco Reusit, lëndimi për fat të mirë nuk është aq i keq sa mendohej fillimisht. Ne shpresojmë se ai do të kthehet shpejt", ka thënë Terzic. 

Pastaj ai ka folur për Reynan. "Gio ka një problem dhe do të jetë jashtë për shtatë deri në dhjetë ditë. Shpresojmë që ai të jetë i disponueshëm për të luajtur pas disa ditësh", është shprehur ai. 

Dortmundi ka fituar pesë dhe ka humbur dy nga shtatë ndeshjet e para të Bundesligës këtë sezon.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat