Jesus: Tani luaj me një buzëqeshje në fytyrë!

Futboll

Jesus: Tani luaj me një buzëqeshje në fytyrë!

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 14:56
Jesus: Tani luaj me një buzëqeshje në fytyrë!

Gabriel Jesus vendosi këtë sezon të ndryshonte skuadër, por jo kampionat me brazilianin që u transferua nga Manchester City tek Arsenal. Në një intervistë për ESPN Brasil, sulmuesi zbulon edhe arsyet të cilat e dërguan të ndryshonte ambient dhe të kalonte në Londër te “Topçinjtë”. Jesus thekson se nisi të mërzitej me futbollin e trajnerit Pep Guardiola, duke qenë se të City, sulmuesi e prek shumë rrallë topin gjatë një ndeshje ndërsa shton se te Arsenal gjithçka është ndryshe.

“Guardiola e kupton futbollin dhe e di mirë se çfarë kërkon, më pas i takon lojtarit t’i pranojë apo jo idetë e tij. Nëse nuk e pranon, atëherë e mbyll me atë skuadër dhe largohesh. Por, unë nisa t’i pranoja kushtet e Guardiolës për njëfarë kohe, megjithatë erdhi një moment ku kuptova se kërkoja diçka tjetër. E falenderova Guardiolën dhe ai më mirëkuptoi.

Këtu te Arsenal është ndryshe, një tjetër futboll. Te City, sulmuesi e prek shumë pak herë topin gjatë një ndeshje, mjafton ta shikoni me vëmendje. Edhe kur ishte radha e sulmuesit për të prekur topin, ndonjëherë nuk mundej sepse Guardiola vendoste një mesfushor në atë zonë.

E kuptova filozofinë e tij dhe vendosa të ndryshoj. Tani te Arsenal kam liri në fushë, luaj futboll me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë dhe po mundohem të jap më të mirën”, tha Jesus që në shtatë ndeshjet e para të Premier League me fanellën e “The Gunners” ka realizuar katër gola dhe ka dhuruar tre asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat