Bujar Neziri: Kosova e Dusseldorfit synon vendin e parë! Besoj se do të bëjmë shtëpinë tonë

Futboll

Bujar Neziri: Kosova e Dusseldorfit synon vendin e parë! Besoj se do të bëjmë shtëpinë tonë

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2022 Në ora: 13:45
Bujar Neziri

Kosova e Dusseldorfit është klubi më i organizuar shqiptar në Gjermani dhe synojnë që të ngitet në Landesliga në futboll.

Klubi ka një kryesi të shkëlqyeshme me kryetar Bujar Nezirin dhe synojnë të janë sa më të kompletuar në të gjitha aspektet për t’i realizuar objektivat.

Bujar Neziri nga vitet e 90-ta është i angazhuar ekskluzivisht në futboll, kontribues i madh në vitet më të vështira për futbollin e Kosovës. 

Neziri asnjëherë nuk hezitoi që të kontriboi për futbollin dhe sportin në përgjithësi të Kosovës, duhet veçuar vitin 1997 ku mori përsipër gjithë organizimin dhe shpenzimet e turneut, në të cilën morën pjesë Kombëtarja e Kosovës, Kosova e Dusselforfit, ekipi i Fadil Vokrrit, 2 Korriku i Prishtinës dhe Bielefeldit. 

Image

Neziri nuk ndalet së bashku me strukturat e klubit, duke përforcuar ekipin me disa lojtarë siç janë Blerim Rrustemi, Daniel Mion, Enis Vila, Rilind Salihi, Eines Schmidt e Sergei Makedonskyi  

Përveç përforcimeve, padyshim se në klubin Kosova duhet veçuar edhe kapitenin e palodhshëm Shyqeri Halili po ashtu edhe Naser Ilazi, luftarak i madh.

Kosova ka angazhuar edhe trajner gjerman nga Liga e katërt gjermane dhe me të cilën synojnë të ndërtojnë një ekip sa më kompakte.

Kosova e Dyseldorfit aktualisht renditet në vend të pestë me 12 pikë pas 8 jave por ka një ndeshje pak, klub që synon kreun e tabelës.

Neziri tha se Kosova synon vendin e parë në Bezirksliga.

Image

“Bota sot”: Si s sheh Kosovën në tetë javët e para (një ndeshje me pak, vendi i pestë me 12 pikë) në Bezirksliga grupi 1, a mendoni se i keni kaluar pritshmëritë apo është pritur më shumë?

Bujar Neziri: Në fakt, sipas ekipit që kemi sot, klubi Kosova Dusseldorf, me siguri meriton të jetë me lart në klasifikim. Fatkeqësisht kemi humbur dy ndeshjet e para, ku nuk e kemi pritur që do të humbim, tash jemi shumë mirë, kemi marrë dy përforcime të reja, besoj që në xhiro e ardhshme klubi Kosova do t’i ketë në radhët e saja. Nuk po them se do t’i kemi të gjitha fitore por do t’i fitojmë shumicën e ndeshjeve. Besoj se këtë edicion më shumë gjasa do të kalojmë këtë ligë, të inkuadrohen në ligën e gjashtë gjermane.

“Bota sot”: Si e sheh konkurrencën në ligë, çka i duhet më shumë ekipit?

Bujar Neziri: Neve momentalisht, sipas analizës tonë që kemi bërë, jemi ekip më i mirë në ligë. Çka na duhet neve? Kemi qenë në mbrojtje pak më të dobët, por që kemi marrë dy përforcime në javën e kaluar, na vyen edhe një sulmues tipik, përndryshe ekipi është shumë mirë.

“Bota sot”: Kë e keni konkurrent më të madh?

Bujar Neziri: Si e shoh? Kemi luajtur vetëm shtatë xhiro, lojën e parë me VfL Jüchen-Garzweiler, e cila ka qenë vitin e kaluar kandidat me hyrë një ligë më lart, mendoj se ky ekip ka do të jetë kandidat i yni kryesor, përndryshe tjera ekipe nuk i shoh që janë konkurrent për me ka kaluar një ligë më lart.

“Bota sot”:  Përmendet edhe përforcimet, do t’i mbulojnë zbrazëtirat në disa reparte?

Bujar Neziri: Enis Vila, një mbrojtës, që ka qenë edhe në kombëtare të Kosovës. Janë dy lojtar që do të luajnë prapa.

“Bota sot”: Kosova ka një organizim më ndryshe se në vitet e kaluar, cilat janë planet?

Bujar Neziri: Fatmirësisht klubi Kosova ka shumë afaristë të suksesshëm në Dusseldorf dhe me rrethinë, me ndihmën e tyre që nuk kanë përtuar asnjëherë kur kemi pas nevojë për ndihmë financiare me na ndihmuar, jemi ndër klubet më të organizuara prej ekipeve shqiptare në Gjermani. Fatmirësisht kemi sponsorë, që na ka zili çdo ekip, se janë me të vërtet që nuk ngurrojnë asnjëherë me na ndihmuar, kjo na bën pak më të lehtë për të funksionuar dhe për blerje të lojtarëve. Nuk janë sponsorë që japin shuma të vogla, janë sponsorë që japin 3000 euro e sipër, ka edhe deri 10 mijë euro që japi në vit, plus japin për garderobë etj. janë për çdo lëvdatë.

“Bota sot”: A keni vështirësi për përgatitje, për stërvitje dhe rreth fushës?

Bujar Neziri: Nuk kemi absolut vështirësi, ne stadiumin e kemi, në këtë stadium garojmë që afër 20 vite. Jemi në stadium me qera, stërvitje kemi tri herë në javë dhe çdo dy javë që luajmë si vendas.

“Bota sot”: Sipas njoftimit të fundit, jeni duke përpjekje si klub që ta ketë klubi stadiumin, a do të jetë ekskluzivisht për Kosovën e Dusseldorfit?

Image

Bujar Neziri: Jemi në kërkim të një stadiumi që një kohë të gjatë. Tash jemi afruar për një stadium në Dusseldorf, nëse do fati dhe na lejojnë aty, i kemi mundësitë me qenë ekipi i parë si zot shtëpie, pastaj mundemi me dhënë stadiumin edhe me qera. Ne jemi të interesuar si klub të blejmë stadiumin, kemi biseduar më shumë afaristë në Dusseldorf dhe rrethinë, që kanë mundësi me na ndihmuar financiarisht, besoj se do të bëjmë shtëpinë tonë (në Dusseldorf), të kemi një shtëpi ku do të takohen sportistët, shoqatat, valltarët dhe shkollat shqipe, ta bëjmë një shtëpi siç ka qenë më herët ajo e “Emin Durakut”,  fatkeqësisht tash e disa vite nuk funksionon, kështu që përmes ombrellës së Kosovës së Dusseldorfit të bëjmë një shtëpi ku takohen gjithë shqiptarët e Dusseldorfit me rrethinë.

“Bota sot”: Klubi është me gjithë futbollistë shqiptarë?

Bujar Neziri: Klubi shumicën i ka shqiptarë, por nuk jemi klub nacionalist as racist, që duhet patjetër të jenë shqiptarë. Diku janë 90 për qind shqiptarë, kemi tre gjermanë, një italian, një turk, një i ukrainas, nuk shkojmë nga ajo që klubi të jetë veç me shqiptarë.

“Bota sot”: Pas fitoreve, ajo që bie në sy klubin e keni shpërblye me pushim disaditësh në Turqi?

Bujar Neziri: Vitin e kaluar iu premtuam futbollistëve, se nëse hyjmë një ligë më lartë, e keni pushimin në Turqi. Edhe këtë edicion kështu i kemi planet nëse hyjmë një rang me lart, do të shkojmë në pushime. Kemi shkuar edhe një vit më herët, besoj se edhe vitin e ardhshëm nëse hyjmë në ngritemi një rang më lart. Ndoshta shkojmë në Turqi, ndoshta diku tjetër, pushimin e kanë të garantuar. (Vijon nesër).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat