Strakosha nuk gjendet as në stol në Premier League

Futboll

Strakosha nuk gjendet as në stol në Premier League

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 16:05
Strakosha nuk gjendet as në stol në Premier League

Thomas Strakosha ishte portieri i zgjedhur titullarë për dy takimet e fundit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Sigurisht, Kombëtarja nuk e pësoi për fajin e portierit, por pasiguritë e treguara nga ky gardian ndaj Izraelit ishin të frikshme.

U mendua se ky besim i dhënë nga Reja do t’i bënte sadopak punë te Brentfordi, për të nisur takimin e parë si titullar në Premier League.

Megjithatë portieri në fjalë nuk gjendet as në stol, me arsyen që nuk bëhet ende e ditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat