Sacchi: Inter - Roma, asnjëra nuk meritonte fitoren!

Futboll

Sacchi: Inter - Roma, asnjëra nuk meritonte fitoren!

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 11:33
Sacchi: Inter - Roma, asnjëra nuk meritonte fitoren!

Inter pësoi një disfatën e katërt në kampionat teksa u mposht të shtunën nga Roma me rezultatin 1-2. Një sfidë të cilën ziklatërit e nisën mbarë duke kaluar të parët në avantazh, por nuk mundën ta menaxhonin duke u përmbysur nga verdhekuqtë.

Megjithatë, veç golave, sfida nuk i ka lënë një shije të mirë, legjendës së trajningut italian, Arrigo Sacchi. Ky i fundit thekson se në sfidën Inter-Roma asnjë prej skuadrave nuk meritonte fitoren duke qenë se u mendua më tepër për mbrojtjen.

“Në një moment të caktuar të ndeshjes, pyeta veten; Po këta do të bëjnë ndonjë aksion? Në fushë nuk shihje veprime ofensive, të dyja skuadrat mundoheshin të bllokonin njëra-tjetrën. Për presing as që bëhej fjalë, si Inter ashtu edhe Roma mbronin me tetë lojtarë. Kështu është e vështirë të shohësh spektakël.

Mendoj se asnjë nga skuadrat nuk e meritonte fitoren, mua ndeshje të tilla nuk më pëlqejnë aspak.

Shumë taktikë dhe ritëm jashtëzakonisht i ulët, të dyja ekipet prisnin gabimet e kundërshtarit. Inzaghi dhe Mourinho janë takticienë të aftë, por publiku pret më shumë spektakël.

Dhe, lojtarët me kualitet në fushë nuk mungojnë, por mungon loja dhe idetë”, u shpreh Sacchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat