Galtier: Messi mund të shpallet sërish më i miri në botë

Futboll

Galtier: Messi mund të shpallet sërish më i miri në botë

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 13:22
Galtier: Messi mund të shpallet sërish më i miri në botë

Christophe Galtier beson se Lionel Messi mund të jetë sërish më i miri në botë.

Të shtunën mbrëma, argjentinasi shënoi gol në fitoren e Paris Saint-Germainit 2:1 kundër Nice, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligue 1.

Pas ndeshjes, Galtier foli për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Çdo mëngjes jam jashtëzakonisht i lumtur kur shoh Messin në stërvitje. Ai është në gjendje të mirë psikologjike tani, është shumë i lumtur”, tha trajneri i PSG-së.

“Ai është një lojtar që drejton lojën duke shënuar vazhdimisht. Ai e ruan etjen e tij për gola. A mund të shpallet sërish më i miri në botë? Po, nëse ai ruan këtë formë të jashtëzakonshme. Ai është i përgatitur në mënyrë perfektë”, shtoi francezi.

“Messi është i lumtur. Dhe kur është i lumtur, ai luan mirë”, deklaroi Galtier.

Këtë sezon, sulmuesi 35-vjeçar ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 8 asistime në 12 ndeshje për parisienët në të gjitha garat.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat