Mesfushori francez: Nuk i vendos unë shifrat

Futboll

Mesfushori francez: Nuk i vendos unë shifrat

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 14:48
Mesfushori francez: Nuk i vendos unë shifrat e merkatos!

Aurelien Tchouameni u transferua këtë verë tek Real Madrid nga Monaco për shifrën e 80 milionë eurove teksa mesfushori menjëherë është shndërruar në një nga lojtarët më të pëlqyer të trajnerit Carlo Ancelotti ndërsa pritet të jetë një busull edhe për Francën në Botërorin e Katarit.

Por, karriera e 22-vjeçarit mund të ishte ndryshe teksa në verë pati kërkesë edhe nga ana e PSG. Së fundmi, Tchouameni, tregon si i refuzoi francezët ndërsa foli edhe për shifrat në merkaton aktuale.

“Unë nuk hezitova për të refuzuar PSG. E di, ata janë një klub i madh europian, por nuk kisha dyshime për të zgjedhur Real Madrid. Dëshiroja vetëm këtë skuadër.

80 milionë euro për mua?

Nuk jam unë ai që i vendos shifrat, thjesht u transferova në Madrid dhe tashmë duhet të performoj në maksimum.

Si Pogba? Është diçka e mirë krahasimi me të, ka një karrierë të madhe Pogba. Por, unë jam Aurelien Tchouameni dhe kemi një stil ndryshe të lojës. Unë përpiqem të shkruaj historinë time”, u shpreh francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat