Imeri 61 minuta, Rrudhani 4 minuta, Young Boys fiton në Luzern

Futboll

Imeri 61 minuta, Rrudhani 4 minuta, Young Boys fiton në Luzern

Nga: K. G. Më: 2 tetor 2022 Në ora: 18:36
Young Boys

Young Boys nga Bernë kthehet me tre pikë nga Luzerni. 

Futbollistët shqiptarë, Kastriot Imeri dhe Donat Rrudhani, u paraqitën për ekipin e Young Boys, e cila e mposhti me rezultat 2:1 Luzernin, në takimin e javës së 9-të të elitës së futbollit zviceran. 

Imeri luajti standard dhe u paraqit 61 minuta dhe Donat Rrudhani u inkuadrua në katër minutat e fundit të lojës.

Për Young Boys shënuan Meschack (15') e Nsame (90+5') dhe për Luzernin Schurpf (18'). 

Young Boys kryeson me 20 pikë dhe Luzern renditet në pozitën e tetë me 11 pikë. 

Ardon Jashari u paraqit standard dhe Ismajl Beka nga minuta e 78-të për Luzernin. Beka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 83-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat