Reja largohet nga Kombëtarja, në pankinën e Shqipërisë do të ulet ish-lojtari i Interit?

Futboll

Reja largohet nga Kombëtarja, në pankinën e Shqipërisë do të ulet ish-lojtari i Interit?

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 13:44
Reja largohet nga Kombëtarja, në pankinën e Shqipërisë do të ulet ish-lojtari i Interit?

E ardhmja e Edi Rejës te Shqipëria mbetet ende mister, me trajnerin italian që i skadon kontrata me Kombëtaren në muajin nëntor.

Përtej Adriatikut janë të sigurt se FSHF nuk do të vijojë bashkëpunimin me teknikun 76-vjeçar dhe se kanë zgjedhur kandidat një emër të njohur si në arenën e trajningut, por edhe kur aktivizohej si futbollist.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Luixhi Di Biaxho është kandidati potencial për të qenë trajneri i Shqipërisë menjëherë pas shpalljes së “divorcit” me Edi Rejën.

Nuk dihet ende se çfarë pritet të ndodhë, por në mediat italiane janë të bindur se ish-futbollisti i Interit, i Romës dhe i kombëtares italiane do të ulet në pankinën e Shqipërisë.

51-vjeçari italian, ka mbajtur veshur gjithashtu edhe fanellat e Breshias, Lacios, Foxhias, Monzës dhe Askolit.

Ndërsa në karrierën si trajner, Di Biaxho ka stërvitur SPAL-in, Italinë U-21, Italinë U-20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat