Bojku: Objektivi ynë - të dalim në Kupat e Europës 

Futboll

Bojku: Objektivi ynë - të dalim në Kupat e Europës 

Nga: K. G. Më: 4 tetor 2022 Në ora: 19:33
Bojku: Objektivi ynë - të dalim në Kupat e Europës 

Skuadra e futbollit Struga Trim Lum synon fitore dhe kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut. 

Lideri i kampionatit maqedonas, Struga, është gati për sfidën e nesërme në Strugë (14.00).  

Besmir Bojku flet në prag të ndeshjes së Kupës kundër Rabotniçkit. 

“Sigurisht që na pret një ndeshje e vështirë.

Është vetëm një ndeshje dhe nuk kemi mundësi për përmirësim.

Objektivi ynë këtë vit është të dalim në kupat e Europës dhe përmes kupës është rruga më e shkurtër, ashtu që me siguri se do të japim më të mirën edhe në këtë ndeshje ndaj një skuadre si Rabotniçki, për të arritur  objektivat që kemi për këtë edicion”; thotë Bojku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat