Allegri i kujdesshëm për pozicionin e Juves në Champions

Futboll

Allegri i kujdesshëm për pozicionin e Juves në Champions

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 16:28
Allegri

Massimiliano Allegri pranoi se është në një situatë të vështirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon, por vuri në dukje se ai gjithmonë është kualifikuar në raundin tjetër të kompeticionit në të kaluarën.

Bianconerët kanë humbur dy ndeshjet e para të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve dhe tani janë pas PSG-së dhe Benfica-s në renditje, shkruan abcnews.

Kjo do të thotë se atyre u kërkohet të mundin Maccabin në dy ndeshjet e ardhshme për të patur shanse kualifikimi nga grupi.

Allegri e kupton kompleksitetin e situatës në të cilën u gjend ekipi i tij.

Në një intervistë për Calciomercato, ai tha:

“Gjithmonë jam kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe kurrë nuk kam filluar kaq keq, por në vitin e parë me Juventusin kemi pasur edhe rrezikun e rënies. Nesër duhet të ndërtojmë themelet dhe pastaj të shohim. PSG ka ikur tashmë? Dy ndeshjet e ardhshme, dhe më e rëndësishmja sot, do të vendosin gjithçka.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat