Ekipi i panjohur në Itali që po lë mbrapa Bayernin

Futboll

Ekipi i panjohur në Itali që po lë mbrapa Bayernin

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 21:18
Ekipi i panjohur në Itali që po lë mbrapa Bayernin

Skuadra e zonës së Kalabrisë, Catanzaro po zhvillon një sezon fantastik në ligën e tretë italiane.

Ky klub ka marrë 5 fitore dhe një barazim në 6 sfidat e para. Përveç rezultateve, paraqitjet në fushë janë akoma më mbreslënëse.

Catanzaro ka shënuar 21 gola dhe ka pësuar vetëm 2, duke patur një diferencë pozitive prej 19 golash.

Këtë statistikë në Europë e kalon vetëm Manchester City (+23) dhe PSG (+20)  ndërsa kalabrezët lënë pas Bayern Munich dhe Barcelonën.

Megjithatë këto krahasime janë thjesht për statistikë, pasi niveli i Seria C me Bundesligën dhe La Ligan është “vite dritë” larg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat