Messi hyn në historinë e Champions League

Futboll

Messi hyn në historinë e Champions League

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 23:10
Messi

Lionel Messi ka gjetur sot rrugën e rrjetës në Ligën e Kampioneve me PSG-në dhe ka qenë një gol me të vërtetë historik për “Pleshtin” dhe për vetë turneun.

Goli i shënuar sot në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Benfikës, e ka bërë atë lojtarin e parë i cili në këtë turne ka shënuar kundër 40 ekipeve të ndryshme.

Edhe pse kishte luajtur edhe më parë kundër Benfica-s, Messi nuk ia kishte dalë të shënonte ndaj portugezëve, por e ka thyer këtë tabu duke gjetur rrugën e rrjetës ndaj luzitanëve.

Duke mos pasur këtë vit rivalin e tij historik në shënimin e golave, Kristiano Ronaldon, Mesi tashmë ka mundësinë që të vihet në ndjekje të portugezit i cili për momentin është në kuotën e 141 golave, ndërsa Mesi ka arritur për momentin shifrën e 127 golave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat