Portieri i Arsenalit: Këtë sezon jemi “zjarr”

Futboll

Portieri i Arsenalit: Këtë sezon jemi “zjarr”

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 14:47
Aaron Ramsdale

Arsenali është një nga ekipet më në formë në Premier League sëbashku me Manchester City-n me këto të fundit që priteshin.

Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta janë në një formë fantastike dhe momentalisht kryesojnë kampionatin.

Aaron Ramsdale është shprehur se skuadra është “flakë” këtë sezon për shkak të asaj që ndodhi në në fund të sezonit të kaluar.

Londizët sezonin e kaluar ishin shumë afër kualifikimit në Champions League, por në fund dështuan për vetëm një pikë.

Duke folur në lidhje me formën momentale të skuadrës, Ramsdale tha se të gjithë shokët janë ‘zjarr” pasi duan të arrijnë synimin të cilin nuk e përmbushën sezonin e kaluar.

“Ne të gjithë jemi flakë përbrenda, për shkak të asaj që ndodhi sezonin e kaluar”, u shpreh ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat