Kampioni i Kosovës shkakton senzacion në Evropë

Futboll

Kampioni i Kosovës shkakton senzacion në Evropë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 tetor 2022 Në ora: 17:56 Përditësuar në ora: 23:08 më 06.10.2022
Pamje nga ndeshja

Kampioni i Kosovës – lider në Grupin G, ja çmenduria e pikëve në grup

Grupi G i Conference League në futboll, grupi me dramatik dhe për infarkt. 

Tre xhiro janë zhvilluar deri me tash dhe secila ekip ka nga një fitore, një barazim dhe një humbje.

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, është lider në Grupin G. 

Therandasit kryesojnë me 4 pikë, duke lënë pas po me aq pikë Sivassporin, Slavia Pragë dhe Cluj.  

Çudia tjetër, të gjitha ekipet e kanë goldallimin baras, asnjëra nuk është minus dhe as plus, e pabesueshme apo jo!

Rezutatet 

Sivasspor – Ballkani 3:4
Slavia – Cluj 0:1

Renditja

1. FC Ballkani    3    1    1    1    7:7    4
2. Sivasspor    3    1    1    1    5:5    4
3. Slavia    3    1    1    1    4:4    4
4. CFR Cluj    3    1    1    1    2:2    4

Daja kërkon mbështetjen e gjithë Kosovës

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas ndeshjes me Sivasspor, të cilën ekipi suharekas e fitoi me rezultat 4-3.

Daja tha se edhe përkundër shumë mungesave që kanë pasur si dhe golit të hershëm, lojtarët arritën të ruajnë ekuilibrin.

“Prapë gjetëm forcat për të reaguar. Kemi prodhuar lojë gjatë gjithë ndeshjes Nëse do ishim treguar më pak cinik, do e siguronim fitoren edhe më herët”, tha Daja.

“Lojtarët kanë fituar eksperiencë në një nivel tjetër“.

Për ndeshjet e ardhshme të Ballkanit në shtëpi, Daja tha se pret mbështetje jo vetëm nga “xhebrailat”, por nga e gjithë Kosova.

Fitore historike e Ballkanit

Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, shkakton senzacion, duke e gjunjëzuar me rezultat 4:3 Sivasspor-in, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Yeni 4 Eylül” në Sivas.

Pak kush e ka pritur se Ballkani do të kthehet me tre pikë nga Sivas, kjo është fitorja më e ëmbël në histori të këtij klubi, duke bërë krenarë Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. 

Shtatë gola, secili më i bukur se tjetri, një Ballkan që luftuan deri në pikën e fundit. Një fitore në frymën e fundit! 1:0, 1:2, 1:3, 3:3, 3:4!

Pa kaluar më shumë se 40 sekonda, Ballkani pësoi gol. Ulvestad me dinakërinë e tij tundi rrjetën e portieriët Frashëri. 

Sivasspor – Ballkani 3:4
Stadiumi “Yeni 4 Eylül” në Sivas.
Gjyqtar: Munuera Montero (Spanja) 
Shënues: Ulvestad (1’), Yesilyurt  (75' e 90-1') - Thaçi (20'), Patoku (31'), Korenica (66'), Krasniqi (90+4'). 

Kartona të verdhë: N'Jie, Saba, Ciftci - Emërllahu, Zyba, Sinani, 

Sivaspor: Vural, Yesilyurt, Goutas, Osmanpasa, Ciftci, Arslan (Paluli 61'), Ulvestad (Angielski 90+1'), Charisis (Yalcin 46’), Saba, Yatabare dhe Gradel (N'Jie 46’).Ballkani: Frashëri, Ar, Thaqi, Jashanica, Dellova, Sinani, Emërllahu, Zyba (Kapra 89'), Patoku, Korenica (Tosha 90+7'), Krasniqi (Zarubica 90+7') dhe Rrahmani (Berisha 84').

Në minutën e 12-të, Meriton Korenica për bukuri godet nga rreth 16 metra por portieri i Sivasspor me mund të madh e shpëtoi portën e tij. 

Armend Thaqi në minutën e 20-të, nga rreth 21-22 metra shënon gol të bukur në këndin e majtë, duke lënë të shtangur portierin turk Vural, 1.1. Arbër Potoku shpërthen në zonë dhe gjuan përtokë drejt mesit të portë por portieri Ali Sasal Vural është i pozicionuar mirë dhe intervenon bukur pikërisht në minutën e 25-të.

Në minutën e 53-të, Mustafa Yatabare (Sivasspor) nga afërsia godet me kokë por Stivi Frashëri bëri pritje të shkëlqyeshme.

Ballkani me fat! Në minutën 62-të, Mustapha Yatabare godet bukur me kokë por shtylla e djathtë është aleat i therandasve. 

Armend Thaqi në minutën e 66-të, për mrekulli asiston deri të Meriton Korenica, i cili brenda 16-shit, me goditje të fortë e përtokë realizon për 1:3.

Vendasit ngushtojnë humbjen në minutën e 75-të përmes Erdogan Yesilyurt, i cili nga afërsia dhe i papenguar realizoi (2:3).

Në minutën e 82-të, Zyba humb një rast të mirë. Në minutën e 90+1, një pakujdesi e mbrojtjes së Ballkanit, Yesilyurt e shfrytëzon dhe barazon rezultatin 3:3.

Në minutën e 90+4, Ermal Krasniqi, hero i fitores, me gjakftohtësi nga afërsia realizon për fitoren e madhe, 3:4. 

Pas xhiros së tretë të Conference League, Slavia kryeson me 4 pikë në Grupin G, pasojnë Ballkani 4, Sivasspor 4 dhe Clui 1 pikë.   
Ballkani ka shënuar fitoren e parë në fazën e grupeve. Fitore historike.

Ballkani po tregon lojë të mirë

(E plotësuar) - 90+4' Ermal Krasniqi realzuon për 3:4.

Në minutën e 90+1, një pakujdesi e mbrojtjes së Ballkanit, Yesilyurt e shfrytëzon dhe barazon rezultatin 3:3.

88' Ballkani në presion. Frashëri shpëton gol të sigurtë. 

82' Zyba humb rast ideal!

75' Erdogan Yesilyurt nga afërsia dhe i papenguar realizoi, Sivasspor - Ballkani 2:3.

Sivasspor – Ballkani 3:4
Stadiumi “Yeni 4 Eylül” në Sivas.
Gjyqtar: Munuera Montero (Spanja) 
Shënues: Ulvestad (1’), Yesilyurt  (75' e 90-1') - Thaçi (20'), Patoku (31'), Korenica (66'), Krasniqi (90+4'). 

Kartona të verdhë: N'Jie, Saba, Ciftci - Emërllahu, Zyba.

Sivaspor: Vural, Yesilyurt, Goutas, Osmanpasa, Ciftci, Arslan (Paluli 61'), Ulvestad (Angielski 90+1'), Charisis (Yalcin 46’), Saba, Yatabare dhe Gradel (N'Jie 46’).
Ballkani: Frashëri, Ar, Thaqi, Jashanica, Dellova, Sinani, Emërllahu, Zyba (Kapra 89'), Patoku, Korenica, Krasniqi dhe Rrahmani (Berisha 84').

73' Kjo është dëshmi se është rritur niveli i lojës në Kosovë.

70' Ballkani po tregon klasin e kampionit të Kosovës.

66' Armend Thaqi për mrekulli asiston deri të meriton Korenica, i cili brenda 16-shit, me goditje të fortë e përtokë realizon për 1:3.

62' Ballkani me fat! Mustapha Yatabare godet bukur me kokë por shtylla e djathtë është aleat i therandasve. 

57' Balllani po luan me kujdes të madh.

53' Një goditje me kokë e Mustafa Yatabare (Sivasspor) nga afërsia shkon drejt shtyllës së djathtë, por nuk e kalon Stivi Frashërin, i cili bëri një pritje të shkëlqyeshme.

49' Ballkani po shton presionin ndaj rivalit.

47' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Sivasspor - Ballkani 1:2.

44' Lojë e mirë.

41' Ballkani avancon me rezultat 1:2 me golat (Thaqi 20') e Patoku (31').

Sivasspor – Ballkani 1:2
Stadiumi “Yeni 4 Eylül” në Sivas.
Gjyqtar: Munuera Montero (Spanja) 
Shënues: Ulvestad (1’) - Thaçi (20'), Patoku (31'). 

Sivaspor: Vural, Yesilyurt, Goutas, Osmanpasa, Ciftci, Arslan, Ulvestad, Charisis (Yalcin 46’), Saba, Yatabare dhe Gradel (N'Jie 46’).
Ballkani: Frashëri, Ar, Thaqi, Jashanica, Dellova, Sinani, Emërllahu, Zyba, Patoku, Korenica, Krasniqi dhe Rrahmani.
 

38' Ballkani senzacional.

31' Arbër Patoku nga afërsia realizon për epësinë e Ballkanit, 1:2.

28' Edhe skuadra herë herë tregohet e rrezikshme.25' Arbër Potoku (FC Ballkani) merr një pasim, shpërthen në zonë dhe gjuan poshtë drejt mesit të portë por portieri Ali Sasal Vural është i pozicionuar mirë dhe intervenon.

22' Ndezet loja,

20' Kampioni i Kosovës, shokon ekipin turk, Armend Thaçi shënon nga 20 metra ë këndin e majtë.

18' Lojë e hapur, Ballkani kërkues.

12' Meriton Korenica për bukuri godet por portieri i Sivas me mund të madh e shpëtoi portën e tij.7' Ballkani po tregon angazhim.

3' Skuadra turke po tregon lojë të mirë.

1' Fillon ndeshje. Sivaspor avancon me rerultat 1:0 ndaj Ballkanit.  Fredrik Ulvestad me dinakëri ka shënuar në portën e Stivi Frashërit.

Futbollistët rreshtohen dhe nderojnë viktimat në Indonezi.

Ballkani i Therandës kërkon befasinë e madhe në Sivas. 

Kampioni i Kosovës, synon fitoren e parë në Grupin G në Conference League në futboll.

Therandasit janë mirë të përgatitur dhe e njohin mirë Sivaspor. Skuadra turke ka përparësinë e terrenit.

Renditja 

Grupi G

1. Slavia 2    1    1    0    4:3    4
2. Sivasspor    2    1    1    0    2:1    4
3. Ballkani    2    0    1    1    3:4    1
4. CFR Cluj    2    0    1    1    1:2    1

Kampioni në sprovë

Ballafaqimi mes Sivaspoer dhe Ballkanit të Therandës, pritet me padurim nga dshamirët e futbollit.

Është ndeshjet e Grupit G të xhiros së tretë të Conference League në futboll.  

Sivaspor – Ballkani 

Gjyqtar: Munuera Montero (Spanja) 
Sivaspor: Vural, Yesilyurt, Goutas, Osmanpasa, Ciftci, Arslan, Ulvestad, Charisis, Saba, Yatabare dhe Gradel.

Ballkani: Frashëri, Ar, Thaqi, Jashanica, Dellova, Sinani, Emërllahu, Zyba, Patoku, Korenica, Krasniqi dhe Rrahmani.

Ballkani synon mrekullinë në Turqi

Ballkani i Therandës, kampion në fuqi, deri me tash po mahnit me paraqitje në fazën e Grupeve të Conference League në futboll.

Ballkani ka një barazim (1:1) me Cluj dhe një humbje 3.2 në Pragë nga Slavia, ndërsa sot luan sfidën e tretë.

Djelmoshat e kryetrajnerit Ilir Daja synojnë mrekullinë në Sivas. 

Sivaspori është ekip e fortë por jo edhe e pamposhtur. 

Pritet atmosferë e mirë në stadiumin “Yeni 4 Eylül”.

Ndeshja fillon në orën 18.45.

Slavia kryeson me 4 pikë, pasojnë Sivaspor 4, Ballkani 1 dhe Cluy 1 pikë.

Formacionet zyrtare, Sivasspor - Ballkani

Skuadra e Ballkanit përgatitet për ndeshjen e tretë në UEFA Conference League, teksa të besuarit e trajnerit Ilir Daja përballen në transfertë me turqit e Sivasspor.

Teksa janë në kërkim të fitores së parë në grup, tekniku Daja ka përzgjedhur edhe 11-tëshen titullare teksa luan në qendër me dyshen Jashanica-Sinani, ndërsa në krahë aktivizohen Potoku dhe Thaqi.

Në mesfushë treshja, Zyba, Emërllahu dhe Dellova ndërsa në sulm, Krasniqi, Rrahmani dhe Korenica. Në dy ndeshjet e para në Conference League,

Ballkani ka regjistruar një barazim ndaj Cluj dhe një disfatë ndaj Slavia Prague.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat