Yllit të Gjermanisë i shkatërrojnë makinën 300 mijë euro

Futboll

Yllit të Gjermanisë i shkatërrojnë makinën 300 mijë euro

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 14:50
Yllit të Gjermanisë i shkatërrojnë makinën 300 mijë euro

Lamborghini 297 mijë euro i Max Kruse është vjedhur dhe shkatërruar nga disa keqbërës teksa gruaja e tij Dilara po bënte shopping.

Sulmues i Gjermanisë ka zbuluar se makina e tij ishte vjedhur dhe se është shfaqur dy ditë më vonë me dëme me kosto deri në 40 mijë euro.

Kruse, aktualisht te Wolfsburg, drejton një kanal në YpuTube me Dilara-n. Çifti ka përdorur platformën për të shpjeguar ngjarjen e fundit dhe se si Max nuk kishte besuar në fillim se ishte e vërtetë.

Dilara ka thënë: “Në fillim shkova për shoppin dhe më pas tek avoakti dhe makina ishte zhdukur”. Kruse ndërhyri më pas duke thënë:

“Ka raste kur mendon se makina është zhdukur. E kërkon për dy orë sepse nuk mban mend ku e ke parkuar, kështu që unë mendova se kjo ishte ajo që kishte ndodhur”.

Pro Dilara ka këmbëngulur dhe Kruse ka thënë: “‘Okay, po vij’, i thashë, dhe më pas zbulova se makina ishte zhdukur me të vërtetë”. Dilara ka shtuar: “Unë u çmenda dhe fillova të qaja”.

Për të qetësuar gruan e tij, sulmuesi i ka thënë: “Nuk është aq keq, ndodhi, është e siguruar. Gjëja e rëndësishme është se jemi mirë”.

Duke shpjeguar shkallën e dëmtimit kur makina u rishfaq 48 orë më vonë, Kruse shtoi: “Ata kopjuan çelësin. Kjo i jep akses automatik. Ata thyen xhamin nga brenda. Ndenjëset duhet të ndërrohen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat