Reagon PSG: Lajme histerike, le t’i injorojmë

Futboll

Reagon PSG: Lajme histerike, le t’i injorojmë

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 21:00
Reagon PSG

Shumë po flitet për mundësinë e largimit të Kylian Mbappe nga PSG, por kampionët e Francës kanë mohuar zërat e merkatos, që lidhen me pakënaqësit e yllit francez tek ekipi i drejtuar nga Glatier.

RMC Sport sjell mohimin e klubit kryeqytetas:

“Çdo ditë del diçka e re: Mbappe dëshiron të shkojë te Liverpooli ose Reali i Madridit. Fatkeqësisht, herë pas here i pësojmë këto sulme, të cilat rezultojnë absurde totale.

Klubi vazhdon të bëjë punën e vet, skuadra nuk ka humbur asnjë ndeshje këtë sezon, kështu që ta injorojmë këtë histeri”, përfundon reagimi i kampionëve të Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat