Vijojnë përgatitjet për Rabotniçkin, Doriev me probleme me lëndim

Futboll

Vijojnë përgatitjet për Rabotniçkin, Doriev me probleme me lëndim

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 23:36
Shkëndija

Shkëndija e Tetovës ka startuar përgatitjet për sfidën e rradhës, derisa jashta grupit ka punuar Doriev shkaku i një shqetësimi në gju.

Pas ditës së martë të lirë, futbollistët kuqezi nga e mërkura u janë kthyer obligimeve në skuadër, duke zhvilluar pasditen e djeshme seancën e parë stërvitore në përgatitjet për duelin e xhiros së 11-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Shkëndija të shtunën në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup do të përballet me Rabotniçkin. 

Ljupço Doriev – Probleme për stafin teknik që nuk ka mund të llogarisë në stërvitjen e djeshme në shërbimet e lojtarit më në formë për momentin. Sulmuesi anësorë pas ndeshjes të së dielës me Bregallnicën është ankuar në dhimbje të gjurit. Nga dje Doriev do të stërvitet individualisht e nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor dhe trajnerit kondicional, për të ndjekur zhvillimin me gjurin dhe për të parë nëse do të rikuperohet për ndeshjen e të shtunës. 

Valmir Nafiu – Edhe më tej vazhdon me stërvitje individuale jashtë grupit. Vendimi përfundimtar për të qenë në kombinim në ndeshjen e rradhës do merret një ditë para takimit, në koordinim ndërmjet stafit mjekësor dhe trajnerit kondicional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat