Conte: Rezultati ndaj Everton, tregues që ne po punojmë

Futboll

Conte: Rezultati ndaj Everton, tregues që ne po punojmë

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 13:12
Conte

Tottenham bëri detyrën në shtëpi përball Everton, ku skuadra e Antoni Contes mposhti me rezultatin 2-0 Everton. Fillimisht Harry Kane zhbllokoi sfidën në minutën e 59 me anë të penalltisë, ndërkohë që goli i qetësisë erdhi katër minuta nga fundi i sfidës me atë të Hojbjerg.

Antonio Conte në pronocimin pas sifdës u shfaq tepër i lumtur për fitoren e radhës në “Tottenham Hotspur Stadium” ku “Spurs” nuk njohin humbje që prej 16 prillit.

“Fillimi i mirë, është tregues se ne po punojmë mirë me lojtarët dhe klubin. Është jetike të luajmë dhe të marrim tre pikët, në këtë rast unë jam i lumtur. Ne duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë dhe jam shumë i lumtur për tifozët tanë, sepse ku luan në këtë atmosferë dhe dëgjojnë tifozët që këndojnë emrat tanë, kjo na bën krenarë dhe na shtyn të japim akoma më shumë për këtë klub”-tha ai.

Në sfidat e fundit, italiani është përballur me disa mungesa të rëndësishme, ku listës tani i shtohet edhe Richarilson i cili u ndal në një dëmtim që pësoi në minutën e 50.

“Po, sigurisht që ai nuk do të jetë në sfidën e radhës  kundër Manchester United.  Unë mendoj se atij do ti  duhet pak kohë për t’u rikuperuar. Është për të ardhur keq sepse po flasim për një lojtar që na jep shumë cilësi në fushë, dhe në të njëjtën kohë është edhe i fortë dhe përmirëson intensitetin tonë. Problemi i Kulusevskit duhet ende  kohë për tu rikuperuar plotësisht. . Gishtat e kryqëzuara për ndeshjet e radhës sepse duhet të luajmë shumë ndeshje në një periudhë të shkurtër”

Sfida e radhës për Tottenham do të jetë në Premier League, ku ekipi i Antonio Contes do të përballet në transfertë me Man United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat