​Po vuan nga tumori, Haller i 13-ti në listën e nominimeve për Topin e Artë

Futboll

​Po vuan nga tumori, Haller i 13-ti në listën e nominimeve për Topin e Artë

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 19:35
Sébastien Haller

Autori i një sezoni të jashtëzakonshëm të Ligës së Kampionëve në pjesëmarrjen e tij të parë në këtë kompeticion, Sébastien Haller është renditur i 13-ti në klasifikimin për Topin e Artë 2022.

Në nominimin e tij të parë për Topin e Artë, Sébastien Haller arrin në vendin e 13-të për trofeun e vitit 2022. Nën ngjyrat e Ajax Amsterdamit sezonin e kaluar, ai shënoi 34 gola, përfshirë 11 në Ligën e Kampionëve, ku mori pjesë për herë të parë.

Ai tani është larguar nga fusha pasi testet mjekësore zbuluan një tumor në testikujt e tij, vetëm disa javë pas transferimit të tij te Borussia Dortmundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat