Katër skuadrat e fundit që kalojnë në fazën tjetër

Futboll

Katër skuadrat e fundit që kalojnë në fazën tjetër

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 22:52
Katër skuadrat e fundit që kalojnë në fazën tjetër

Bayern Munich tregoi edhe njëherë që është në super formë, ndërsa siguroi raundin e 1/8-ave të DFB Pokal (Kupa e Gjermanisë), ekskluzivitetin e së cilës në Shqipëri e ka “SuperSport”, pas fitores 2-5 në transfertë ndaj Augsburg.

Golat për vendasit u realizuan nga Pedersen në minutën e 9’ dhe autogoli i Upamecano në minutën e 65’.

Teksa për Bayern rrugën drejt rrjetës e gjetën Choupo-Moting në minutën e 27’, Kimmich në minutën e 53’, Choupo-Moting në minutën e 59’, Musiala në minutën e 74’ dhe në fund rezultati u vulos nga Davies në minutën e 90+1’.

Stuttgart shkatërroi me rezultatin 6-0 Arminia Bielefeld, ndërsa siguroi lehtë raundin e 1/8-ave të DFB Pokal.

Vendasit e nisën serinë e golave në minutën e 20’ me Stenzel, më pas realizoi Endo në minutën e 24’, Pfeiffer në minutën e 29’ dhe Silas në minutën e 39’. Ndërsa në fraksionin e dytë rrugën drejt rrjetës e gjetën Pfeiffer në minutën e 52’ dhe Guirassy në minutën e 67’ vulosi rezultatin e kësaj sfide.

Mes Regensburg dhe Dusseldorf, ishin miqtë ata që siguruan raundin e radhës, pasi fituan me rezultatin 0-3. Të tre golat u realizuan në fraksionin e parë të kësaj sfide. Peterson zhbllokoi rezultatin në minutën e 5’, Kownacki dyfishoi rezultatin për ekipin e tij në minutën e 16’, ndërsa Iyoha vulosi rezultatin e sfidës në minutën e 45+1’.

Union Berlin është skuadra e fundit që ka siguruar raundin e 1/8-ave të DFB Pokal, pas fitores 2-0 ndaj Heidenheim. Ishte Puchacz ai i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 7’, ndërsa Michel vulosi gjithçka në minutën e 52.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat