Media italiane trazon ujërat, shkruan se Asllani kërkon largimin nga Interi

Futboll

Media italiane trazon ujërat, shkruan se Asllani kërkon largimin nga Interi

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 16:01
Asllani

Kristjan Asllani ishte një transferim i goditur tek Interi pasi shqiptari cilësohet si një nga talentet e së ardhmes. Talenti nga Elbasani erdhi si një transferim i cili do të zëvendësonte Brozoviç.

Edhe pse kroati ka qenë i dëmtuar, Inzaghi nuk e ka aktivizuar aq sa duhej atë.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Asllani mund të kërkojë largimin nga Interi, ndoshta që në janar. Mesfushori i kombëtares sonë në fakt ka shprehur mirëkuptimin e kësaj situate, duke theksuar se e kupton situatën në të cilën ndodhet dhe po mundohet të mësojë sa më shumë që të bëhet një i rëndësishëm te zikaltërit, por media italiane në fjalë nuk mendon kështu.

Interi mendohet se nuk e dëshiron largimin e tij, por një huazim mund të ishte opsioni më i mirë i mundshëm për të dyja palët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat