Reichart: Superliga më e gjallë se kurrë

Futboll

Reichart: Superliga më e gjallë se kurrë

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 11:58
Reichart

Ideja e Superligës Europiane, e promovuar dhe mbështetur nga Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi, nuk është shuar akoma, përkundrazi. CEO i ri i projektit që kundërshtohet me forcë nga UEFA dhe shumica e tifozëve, është zgjedhur gjermani Bernd Reichart, i cili mbante të njëjtin post në RTL Deutschland.

48-vjeçari ka folur për El Lerguero pas emërimit të tij, duke theksuar se ka edhe klube të tjera që mbështesin Superligën Europiane, edhe pse në front të betejës kanë mbetur vetëm Juventusi, Barcelona dhe Reali.

“Superliga është shumë e gjallë, edhe pse dikush thotë se ajo ka vdekur. E them me siguri se në Europë, ka klube të tjera që ndajnë vizionin e Juventusit, Realit dhe Barcelonës, dhe tani kanë mundësinë të pohojnë atë që mendojnë.

Rrugëtimi është i gjatë, por ne kemi përulësinë ta ecim hap pas hapi dhe pa ndërprerje. Është shumë e rëndësishme të bisedojmë me të gjithë në lidhje me këtë projekt, kemi ftuar futbollin europian në një dialog të përbashkët”, deklaroi drejtuesi gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat