Hoti: Pres ftesë nga Kombëtarja e Kosovës ose ajo e Shqipërisë

Futboll

Hoti: Pres ftesë nga Kombëtarja e Kosovës ose ajo e Shqipërisë

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 12:02
Hoti

Engjëll Hoti ka qenë protagonisti i fitores së sotme të Partizanit ndaj Teutës, me një paraqitje shumë të mirë pasi ka shënuar dy gola teksa ka goditur edhe shtyllën.

Një paraqitje që e gëzon lojtarin, i cili shpreson të vazhdojë me këto rritmë, me shpresën që Kosova apo Shqipëria të trokasin në derën e tij.

“Ishte fitore e rëndësishme për ne, dhe sidomos që kishim plan të shënojmë shpejt se kemi probleme kur na rrinë kundërshtarët mbrapa. Kur shënojmë të parin, ata fillojnë të na sulmojnë dhe kjo është e rëndësishme”.

“Shtylla? Trajneri nuk deshi që të shënoja edhe një e më zëvendësoi. Por nuk ka rëndësi, ne fituam dhe sidomos u shkëputëm sa më shumë nga vendi i dytë”.

“Tani po merr veten se kam pasur probleme me kaviljen, por ditë për ditë po bëj ushtrime e kam fokusin të mos dëmtohem e të vazhdoj me fitore”.

“Kombinojmë mirë në sulm, javë për javë po bëjmë sa më mirë. Në golin e parë e dija që Da Silva do më pasonte me thembër dhe mendoj se edhe pjesa tjetër që futen po bëjnë mirë. E rëndësishme është të vazhdojmë kështu dhe kush të shënojë, kemi të gjithë kualitet para që të shënojë kushdo”.

“Trajneri nuk më lejon të zbres shumë se duhet të mbushim zonën, por sa më vjen rasti do mundohem të bëjmë sa më shumë”.

“Kombëtarja? Është shumë gjë e mirë qe e kanë marrë ftesën lojtarët e Partizanit, kjo është se kemi bërë këtë kampionat shumë të mirë. Jam i lumtur edhe për çunat. Normalisht çdo lojtar te Partizani apo ekip tjetër e pret një ftesë. Mund të luaj edhe për Kosovën, unë për vete cilado të vijë, jam gati të pranoj ftesën”, tha Hoti për “Oversport” pas duelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat