Polemika për penalltinë e Interit, ish-gjyqtari italian: Duhej edhe karton i kuq

Futboll

Polemika për penalltinë e Interit, ish-gjyqtari italian: Duhej edhe karton i kuq

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 23:35
Polemika për penalltinë

Penalltia që u akordua për Fiorentinën në fundin e pjesës së parë ndaj Interit, nuk ka kaluar pa polemika. Jo polemika për arsyen pse u akordua me VAR, por pse gjyqtari nuk i tregoi edhe kartonin e kuq Dimarkos pasi ky i fundit i kishte ndërhyrë shumë ashpër Bonaventurës në zonë.

Ish-gjyqtari italian, Luka Mareli, ka shpjeguar për “DAZN” se pse penalltia duhej shoqëruar me kartonin e kuq për lojtarin e Interit në ato momente.

“Faulli i Dimarkos është shumë i shëmtuar, ai ndërhyn në gju.

Mungon kartoni i kuq. Nuk duhet të vlerësojmë mundësinë e pastër për gol, këtu duhet të vlerësojmë shkallën e ndërhyrjes.

Këmba është e lartë, ndërhyn në gju, kjo është një ndërhyrje e rëndë loje që duhej sanksionuar me kartonin e kuq”, tha Mareli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat