Futbollisti i kombëtares feston në Danimarkë!

Futboll

Futbollisti i kombëtares feston në Danimarkë!

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 15:11
Futbollisti i kombëtares feston në Danimarkë!

Arbnor Muçolli ka gjetur golin e parë sezonal në ligën e parë në kampionatin danez. 23-vjeçari shënoi golin e tretë në ndeshjen Vejle – Hvidovre që përfundoi me rezultatin 3-1.

Në të 86-ën, Muçolli goditi bukur nga distanca, topi u devijua nga një prej mbojtësve miq dhe shkoi në rrjetë. Ky ishte goli i parë për këtë edicion për mesfushorin, i cili ka siguruar vendin e titullarit këtë edicion tek Velje.

Skuadra e mesfushorit kuqezi ndodhet në vendin e parë me 31 pikë pas 14 javësh duke qenë pretendentja kryesore për tu ngjitur në elitën e futbollit danez.

Muçolli do të bashkohet me Kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjen miqësore që përfaqësuesja kuqezi do të luajë në datën 26-të ndaj Arabisë Saudite. 23 vjecari është grumbulluar dhe më parë me skuadrën e parë të Shqipërisë, por ka luajtur vetëm në një ndeshje miqësore me Estoninë.

Mesfushori po ashtu ka qenë pjesë edhe e skuadrës së 21-vjçarëve të Shqipërisë, ku ka luajtur në 7 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat