Skuadra shqiptare e njofton me humbjen e parë Vardarin e Shkupit! Rezultatet dhe renditja

Futboll

Skuadra shqiptare e njofton me humbjen e parë Vardarin e Shkupit! Rezultatet dhe renditja

Nga: K. Goca Më: 23 tetor 2022 Në ora: 17:19
Gostivari feston

Skuadra shqiptare, Gostivari, është lider i ri i Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.  

Gostivari njofton me humbjen e parë Vardarin e Shkupit, duke e mundur me rezultat 1:0. 

“Klubi më i trofeshëm i futbollit maqedonas, Vardari, ka pësuar humbjen e parë sezonale në Ligën e Dytë të Maqedonisë, pasi humbi në derbin e javës së 9-të në fushë të Gostivarit me rezultat 1:0.

Momenti kyç i ndeshjes erdhi në minutën e 17-të kur Kalanoski me mjeshtëri e nxori një penallti, të cilën e shndërroi vetë në gol për t’ia siguruar një triumf të madh ekipit në luftën për elitë”, ka shkruar mediumi maqedonas “Ekipa.mk”.

Skuadra shqiptare Voska e Ohrit, ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:0 ndaj Teteksit të Tetovës, sikurse edhe Besa me 3:0 ndaj Kozhufit. Arsimi i Çegranit si mysafirë ka pësuar humbje me 1:0 nga Kamenica Sasa.

Liga e Dytë e Maqedonisë së Veriut 

Gostivari - Vardari 1:0
Voska - Teteksi 4:0
Boreci - Pelisteri 0:4
Karaormani – Detonit 1:1
Slloga – Bellasica 1:2
Pehçevo – Ohrid  0:1
Kamenica Sasa – Arsimi 1:0
Besa – Kozhuf 3:0

Gostivari kryeson me 24 pikë, pasojnë Voska Sport 23, Vardari 22, Pelisteri 20, Besa Dobërdoll 17, Detonit 16, Ohrid 16, Karaormani 13, Sasa 11, Arsimi 10, Kozhuf 10, Bellasica 9, Slloga 9, Pehçevo 7, Teteksi 7 dhe Boreci 0 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat