Peci përfundon në disiplinor pas ndërhyrjes brutale në Përparim Islamin

Futboll

Peci përfundon në disiplinor pas ndërhyrjes brutale në Përparim Islamin

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 18:54
Peci përfundon në disiplinor

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 25.10.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës.

Komisioni i Garave ka vendosur për inicim disiplinor ndaj futbollistit të Trepçës ’89, Lulzim Pecit.

Peci kishte shkaktuar ndërhyrje brutale ndaj futbollistit të Gjilanit, Përparim Islamit, ku edhe u ndëshkuar direkt me karton të kuq.

Vendimi i plotë nga Komisioni i Garave:

Ndaj: Lojtarit të KF ”Trepça 89”, Lulzim Peci nr ID 005221M02. Motivi: Në minutën gjashtë (6) të ndeshjes Trepça’89–Gjilani, shkakton ndërhyrje brutale duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes Trepça’89-Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat