Kosova e Duseldorfit ka një apel për të gjithë ata që ishin pjesë e ekipit për tre dekada 

Futboll

Kosova e Duseldorfit ka një apel për të gjithë ata që ishin pjesë e ekipit për tre dekada 

Nga: K. G. Më: 27 tetor 2022 Në ora: 14:39
Kosova e Duseldorfit

Kosova e Dyseldorfit, është ndër klubet më të organizuara shqiptare në Gjermani, synon të ngritet në Landesliga.
Klubi kuqezi po shënon rezultate të lakmueshme dhe aktualisht renditet në vend të tretë me 21 pikë në Bezirksliga, grupi 1.

Klubi ka mbi tre dekada që ekziston dhe tani ka synime të jetë edhe më i fuqishëm, synon vendin e parë dhe në anën tjetër të janë shembull si klub shqiptar për të gjitha klubet që garojnë në Bezirksliga.

Presidenti i klubit, Bujar Neziri, tha se monografia është e pashmangshme sepse do të tregojë rrugëtimin për mbi 30 vite të klubit.

Kryesia e FC Kosovës në mbledhjen konsultative të datës 23 tetor, ka këtë apel për ish futbollistët dhe kontribuuesit e saj nga viti 1989 e deri më sot. 

“Lajmërojmë opinionin e gjerë sportdashës si dhe për të gjithë veteranët e futbollit të cilët kanë marrë pjesë në klubin FC Kosova që nga fillimi e deri më sot, që me anë të këtij formulari preliminarë të njoftohen dhe të janë të përgatitur që së bashku me ju ta zyrtarizojmë formularin në fjalë për mbledhjen e radhës, të kryesisë së gjerë që do të mbahet me 05.11.022.ora 19.00 në Düsseldorf .shneider vebber gasse nr:10.

Kryesia ju bënë apel që ardhja e juaj do të jetë e mirëseardhur dhe e dobishme për ta formua arkivin e FC Kosovës. ku në të ardhmen e afërt të bëhet një monografi e mirëfilltë.

Këto janë 19 pika:

1. Kur keni ardhë në Gjermani, mundësisht data dhe viti.
2. Si lindi iniciativa e disa të rinjve, në bashkëpunim me QKISH ”Emin Duraku” gjatë vitit 1989 për FC Kosovën, që pastaj erdhi edhe deri te themelimi zyrtar, në vitet e 90-ta.

3. Kush ishin themeluesit e FC Kosovës, ”vini re” në këtë pikë duhet të jemi sa më real e objektiv, pa paragjykime, të shkruhet në mënyrën më të mirë të mundshme, që të nxjerrim një arkivë origjinale.

4. A ju kujtohet që FC Kosova dhe “QKISH Emin Duraku” funksiononin së bashku, kur dhe sa kohë, nëse po të cekën vitet e sakta.

5. Kur jeni të kyqur në FC Kosova, data dhe viti.
6. Keni qenë lojtar, trajner, ndihmëstrajner apo në kryesi, sekretar nënkryetar apo arkatar.
7. Për sa kohë keni kontribuar në FC Kosova Düsseldorf, vitet e sakta.

8. Cilët ishin shokët tuaj që keni luajtur së bashku në klub.

9. Cilët ishin trajnerët, ndihmëstrajnerët dhe kryesia e klubit, bashkë me sekretarin e arkatarin e klubit.

10. Kush ishin kryetarët e klubit në kohën kur keni luajtur futboll në FC Kosova.

11. Në cilën ligë keni luajtur dhe kush ishin shokët tuaj, të klubit, kjo pikë është me rëndësi të madhe sepse nxirret komplet fondi i lojtarëve, i çdo kohe, që nga themelimi e deri më sot, për ta pasuruar arkivin.

12. Si quhej firma e juaj dhe kur keni filluar të kontriboni për FC Kosovën që nga fillimi e deri më sot, kuptohet të sillen edhe shumat e dhuruara për FC Kosovën.

13. Cilat ishin sukseset që nga themelimi i FC Kosovës e deri më sot.

14. Cilët lojtar eminent nga Kosova luajtën për FC Kosovën, në vitet 90-ta.
15. Në cilat kupa luajti FC Kosova në gjermani, e sidomos me klubet tjera shqiptare në mërgatë.

16. Cilat ishin sukseset e FC Kosovës për kupën e Kosovës, si pjesëmarrëse. kur dhe si ishin rezultatet. mundësisht ata që kanë gazeta gjermane e shqiptare të sillen në arkivë.

17. Cilat turne në futboll të vogël e të madh ishin mbajtur në Gjermani, vendi dhe sukseset e klubit.
18. Cilat kupa i kishte fituar FC Kosova, prej themelimit e deri më sot.

19. Për të gjithë ata lojtar të cilët ndodhën në vende të tjera dhe kanë kontribuar në kohëra të ndryshme që nga fillimi e deri më sot, duke e përshi trojet shqiptare, kanë mundësinë që të evokojnë pran kësaj kryesie, për ta pasuruar arkivin tonë, punuar me 18 tetor nga anëtari i kryesisë prof. Shabi Rekaj”, njofton FC Kosova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat