Nice rikthehet te fitorja

Futboll

Nice rikthehet te fitorja

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 19:00
Nice rikthehet te fitorja

Lorient është ndalur në “Stade du Moustoir” nga Nice, duke pësuar humbjen e parë sezonale në shtëpi, pasi gjatë këtij edicioni të Ligue 1 kishte pësuar vetëm një disfatë, atë në transfertë ndaj Lens.

Përballja e kësaj të diele mes ekipit të Le Bris dhe Favre ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, duke dhuruar një spektakël të vërtetë.

Vendasit zhbllokuan sfidën dhe morën avantazhin në minutën e 18’ pas golit të Ouattara, i cili gjeti rrugën drejt rrjetës pas një asisti nga Le Fee, duke bërë që ekipi i tij ta mbyllte pjesën e parë në avantazh.

Ndërsa fraksioni i dytë i këtij takimi foli për ekipin e Favre, që në minutën e 61’ gjetën barazimin me golin e Atal. Ndërsa vetëm 8 minuta më pas, falë një asisti nga Boudaoui, Laborde realizoi golin e dytë dhe të fitores për Nice.

Pas javës së 13-të të Ligue 1, Lorient renditet në vend të katërt me 27 pikë, teksa Nice ngjitet në vendin e 10-të me 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat