Djali i Wanda Naras e Maxi Lopezit synon të jetë i suksesshëm në Galatasarayn e Mauro Icardit

Futboll

Djali i Wanda Naras e Maxi Lopezit synon të jetë i suksesshëm në Galatasarayn e Mauro Icardit

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 14:35
Djali i Wanda Naras

Derisa Mauro Icardi dhe Wanda Nara po kalojnë momente të vështira të ndarjes, klubi i futbollistit argjentinas – Galatasaray, e ka bërë një veprim të papritur.

Klubi nga Stambolli në fakt e ka transferuar të birin e Ëanda Naras dhe Maxi Lopezit, Valentino Lopez.

Lojtari i ri argjentinas është përfshirë në ekipin U-14 të klubit turk.

13 vjeçari ka luajtur në ekipet e të rinjve të Milanit dhe të Paris Saint-Germainit, ndërsa tash do t’i bashkohet ekipit të ish-bashkëshortit të nënës së tij.

Valentino e trashëgoi cilësinë e babait të tij dhe luan gjithashtu si sulmues.

Ai njihet për përfundimin me sukses të aksionit dhe duke shënuar gola me këtë rast.

Valentino është një i ri premtues që mund të bëhet lojtar i njohur si babai i tij, Maxi Lopez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat