Asllani: Nga nesër i drejtohemi Juventusit

Futboll

Asllani: Nga nesër i drejtohemi Juventusit

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 11:04
Asllani

Titullar ndaj Bayern Munich, mesfushori i Interit, Kristjan Asllani, komenton ndeshjen e humbur 2-0 në “Allianz Arena”.

Mesfushori i kombëtares shqiptare është pozitiv, ndërsa përtej humbjes, thekson se Inter ka bërë arritje pozitive.

“Kemi bërë një sukses këtë vit, është keq që nuk e përfunduam me fitore, por kundërshtari ishte vërtet i fortë sonte.

Ne kaluam, megjithatë, kjo është në rregull. Ne kemi qenë një grup në të gjitha ndeshjet, veçanërisht në shtëpi kundër Barcelonës.

Nga nesër i drejtohemi Juventusit, e dimë që nuk mund të humbasim më pikë në kampionat”-tha Asllani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat