Chelsea në kërkim të një mbrojtësi, sytë tek Nelson Semedo

Futboll

Chelsea në kërkim të një mbrojtësi, sytë tek Nelson Semedo

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 16:04
Chelsea në kërkim të një mbrojtësi, sytë tek Nelson Semedo

Chelsea në kërkim të një mbrojtësi, sytë tek Nelson Semedo!

Chelsea po vijon punën për përforcimin e skuadrës. Drejtuesit kanë nisur kontaktet e para për shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Wolves, Nelson Semedo.

Ish-i Barcelonës ka hyrë në sezonin e tretë me “Ujqërit”, por në këtë sezon nuk ka gjetur hapësira dhe është i hapur për të ndryshuar skuadër.

Chelsea kërkon që 28-vjeçari portugez të zbarkojë në Londër në formë huazimi deri në përfundimin e edicionit dhe më pas në bazë të performancës do të vlerësohet blerja përfundimtare në merkaton e verës së ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat